Kompania Swissmed Kosovo u themelua në vitin 2012 me seli në Prishtinë. Fokusi ynë është në sektorin e shëndetësisë, më së shumti në fushën e Laboratorëve Biokimikë në Republikën e Kosovës. Ne ofrojmë pajisje moderne për të përmbushur çdo nevojë të klientëve.
Stafi ynë përbëhet nga 9 punonjës të kualifikuar, të gjithë të diplomuar, ndër ta 3 me diplomë Master ose PhD, me aftësi komunikuese në 6 gjuhë (shqip, anglisht, gjermanisht, turqisht, serbisht dhe greqisht). Punonjësit tanë trajnohen vazhdimisht, me qëllim që të sjellin në tregun tonë teknologji të reja dhe zgjidhje inovative.
Misioni ynë
Të ofrojmë shërbime me vlerë të lartë për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë.
Të sjellim në tregun tonë produkte me cilësi të lartë dhe marka me renome botërore.
Të përmbushim pritshmëritë e klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
-
Visioni ynë
Të bëhemi lider në tregun e kujdesit shëndetësor, duke krijuar vazhdimisht shërbime që mbulojnë edhe nevojat më specifike të partnerëve tanë të biznesit dhe të ruajmë pozicionin tonë.
-
Të punojmë së bashku
Mos hezitoni të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje