Title Image

EUROBlotOne

EUROBlotOne është një pajisje kompakte për përpunimin e plotë të imunostripeve. Pas ngarkimit të shpejtë dhe të përshtatshëm përmes softuerit, sistemi kryen identifikimin dhe hollimin e mostrave, si dhe të gjitha hapat e inkubimit dhe larjes. Tetë kanale reagentësh lejojnë kombinimin e testeve diagnostikuese autoimune dhe infektive në një raund matjes. Stripet e inkubuar më pas thahen automatikisht, fotografohen dhe evaluohen duke përdorur softuerin EUROLineScan. Rezultatet e testimit mund të komunikohen në mënyrë të dyanshme, me anë të LIS sistemit ose EUROLabOffice.

Pershkrimi në PDF

Shkarko

 

  • Sistem plotësisht i automatizuar për përpunimin e deri në 44 imunostripeve në një raund matjesh - nga identifikimi i mostrës deri në rezultatin përfundimtar
  • Njësi tharjeje e integruar për evaluim të shpejtë të stripeve dhe riprodhueshmëri të lartë të rezultateve
  • Siguria më e lartë përmes identifikimit automatik të barkodit të mostrave
  • Kombinim fleksibil i parametrave autoimune dhe të infeksionit në një raund matjesh dhe diagnostikimi autoimun, i infeksionit dhe alergjisë në një pajisje
  • Softuer intuitiv për funksionim të sigurt dhe të përshtatshëm
  • Evaluim i besueshëm i automatizuar i blotstripeve me softuerin EUROLineScan

 

Specifikimet

  • Llojet e mostrave: plazma, serumi dhe lëngu cerebrospinal
  • Kapaciteti i mostrave: deri në 44
  • Gjurmueshmëria: skaner kodi i integruar për identifikimin e mostrave
sqSQ