Title Image

MEK-9100

Celltac G Smart ColoRac Match ndihmon në lokalizimin e shpejtë dhe të lehtë të gjendjeve jonormale klinike. Ky sistem unik Smart ColoRac Match i orientuar nga përdoruesi rrit efikasitetin e laboratorit pa investime shtesë, hapësirë shtesë dhe trajnim special të përdoruesve. Smart ColoRac Match pa dyshim që maksimizon produktivitetin e laboratorit për raportim më të shpejtë dhe më të saktë të rezultateve.

 

Pershkrimi në PDF

Shkarko

 

Kategoritë : , Tag:

Oferta e plotë e platformës hematologjike:

  • Deri në 90 mostra në orë
  • 33 parametra
  • Aftësia mikro-mostrimit
  • Ngarkimi i vazhdueshëm i mostrave nëpërmjet sistemit me raft, deri në 7 rafte me 10 tuba
  • STAT/Analiza manuale e mostrës
  • Teknologjia e shpërndarjes me lazer + citometrisë rrjedhëse
  • Përzierës të integruar
  • Sistemi Smart ColoRac Match
  • Stacion i integruar i validimit me ekran me prekje
  • Menaxhimi i reagjentëve dhe kontrolleve me anë të barkodit

Zgjidhje që thjeshtojnë punën tuaj të përditshme

Celltac G proceson 33 parametra njëherësh në 40 sekonda vetëm me 40 μL gjak të plotë. RDWI dhe Indeksi Mentzer i sapo shtuar ofrojnë informacion me relevance klinike për diferencimin në mes të B-talasemisë ose anemisë me mungesë hekuri, e mundshme në rastet e anemisë mikrocitike. Gjithashtu, të dy parametrat P-LCR dhe P-LCC ofrojnë informacion për praninë e mundshme të trombociteve gjigante, grumbullimit të trombociteve ose pranisë së fragmenteve të qelizave. Këta parametra të rinj ndihmojnë në marrjen më të shpejtë të vendimeve klinike si dhe në diagnozën më të saktë.

Cilësia në radhë të parë

Celltac G mundëson një gjurmim të plotë të kontrollave të kualitetit që të plotësojnë kërkesat e akredituese. Për më tepër, raporti i menaxhimit të reagjentëve, raporti i mirëmbajtjes, raporti i historisë së kalibrimit, raporti ditor i vetëkontrollit të analizuesit dhe shumë raporte ose regjistra të tjerë ruhen gjithmonë duke përdorur memorien e brendshme për dëshmi të pajtueshmërisë me kërkesat e akreditimit.

 

 

 

sqSQ